Ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Melbourne me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ceremonia e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Melbourne, 17 Shkurt 2023.jpg

Këtë vit në datë 17 shkurt Kosova festoi 15 vjetorin e pavarësisë. Në Melbourne, flamuri i Kosovës u valëvit në sheshin e Federatës, mëngjesin e së premtes, në prezencën e komunitetit Shqiptar dhe Kosovar Australian. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit, morën pjesë ambasadorja e Republikës së Kosovës, zonja Jetmira Bërdynaj Shala dhe përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Canberra, zoti Adrian Mara.


Shpallja e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të përgjakshëm për qytetarët e Kosovës, pasi kishin vuajtur pasojat traumatike të politikës represive dhe spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Milloshevicit.

Mëngjesin e së premtes në Melbourne, flamuri i Kosovës u valëvit në sheshin e Federatës në prezencën e komunitetit Shqiptar dhe Kosovar Australian.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit, morën pjesë edhe dy ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë me përfaqësi në Canberra, zonja Jetmira Bërdynaj Shala dhe zoti Adrian Mara.

Të dy ambasadorët përmendën në fjalën e tyre përshendetëse rrugën e vështirë historike drejt pavarësisë së Kosovës, theksuan kontributin me punë dhe me jetë të heronjve të saj, si dhe përpjekjet e shtetit kosovar për njohje ndërkombëtare.

Ata folën gjithashtu për mbarëvajtjen konkrete të shtetit relativisht të ri të Kosovës, integrimin e tij në proceset demokratike dhe forcimin e pozitës së tij në rajon.

Si dhe për dimensionet e reja ku shteti ka zgjeruar ekspertizën e tij, sidomos në trajtimin e krizave te viteve të fundit, sic ishin kriza shëndetësore e pandemisë dhe tani së fundi, kriza energjitike që ka mbërthyer rajonin.

Fillimisht për të pranishmit foli ambasadorja e Republikës së Kosovës në Australi, Jetmira Bërdynaj Shala, dhe më pas përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Canberra, zoti Adrian Mara.

Ndiqeni fjalën e dy ambasadorëve të mbajtur në Sheshin e Federatës në Melbourne, me rastin e këtij përvjetori jubilar.


 

Share