Çanta “Made in Albania” me materiale natyrore

Lara Soulio

Zemer Bags Source: SBS Albanian

Lara Soulio është me profesion audio inxhiniere. Për të ka rëndësi mbrojtja e natyrës. Lara është e lindur në Australi por është e lidhur ngushte me tokën e prindërve. Per kete edhe ka ideuar nje projekt qe do t'i vije ne ndihme edhe grave ne nevoje ne Shqiperi


Sot ajo mbështet një grup të grave në fshatin Uzberisht, rrethina e Tiranës të cilat prodhojnë çanta për tregun australian.

Edhe pse ndërmarja e Larë-s është në hapat e parë ajo ka shpresa se do te arrijë t’i vij në ndihmë grave shqiptare.

Si lindi ideja për këtë iniciativë, flasim me Lara Soulio.

 Bisedën e zhvilluam në gjuhën angleze gjatë festivalit shqiptar në Shepparton.

Zemer Bags
Zemer Source: SBS Albanian

Share