“Bloodlands” eshte realizim Australian me pjesemarrjen e aktoreve shqiptare dhe i xhiruar ne gjuhën shqipe

Bloodlands

Source: Steven Kastrissios

Deshira per te realizuar kete film e solli regjisorin Steven Kastrissios ne Shqiperi, nje pervoj qe ai nuk do ta harroje dhe qe e beri ti cmoj vlerat e aktoreve shqiptare.


Sipas skenaristit dhe regjisorit ka shume gjasa qe ky te jete edhe filmi i pare i zhanrit horror ne kinematografine shqiptare.

Premiera boterore e filmit do te jete ne Shkurt ne Glasgow Film Festival.

Ne qershor filmi pritet te shfaqet edhe per publikun shqiptar.

Ne rolet kryesore marrin pjese: Gezim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Dritan Arbana dhe Alesia Xhemalaj.

Ne i morem nje interviste regjisorit Steven Kastrissios.

Steven Kastrissios
Source: Steven Kastrissios

Intervista eshte ne gjuhen angleze.

Sinopsis/ Permbajtja e filmit:

Bloodlands paraqet historine e nje gruaje e cila dhunohet, mbetet shtatzene dhe stigmatizohet nga banoret e lagjes. Ate e debojne ne mal, duke e quajtur shtrige.

E lenduar, e urryer gruaja vendos qe te shnderrohet ne nje shtrige dhe te marre hakun per dhimbjen qe i kane shkaktuar. Nga rikthimi i saj shume pesojne, bien pre e sulmit te vampireve te udhehequr nga shtriga.

 

 


Share