I lindur në Shqipëri, Brigel kreu studime në Shkollën e Baletit në Tiranë. Më pas ai vazhdoi studimet në Francë.
Që nga viti 2006, ai interpreton role solo dhe merr pjesë në produksione të emrave të njohur si Ballet de l'Opéra National Du Rhin, Staatstheater Mainz dhe Nederlands Dans Theatre. Që në vitin 2011 bashkëpunon me kompaninë e njohur Forsythe Company ku edhe punon me William Forsythe dhe performon DUO2015 në mbarë botën.
‘Neighbours’ është krijim i përbashkët me Rauf "RubberLegz" Yasit.
Balerinët u përkasin disiplinave të ndryshme e megjithatë në këtë perfomancë ata arrijnë që të shkrijnë në një vallëzimin bashkëkohor të Gjokës dhe thyerjen improvizuese e Yasit e së bashku me to edhe rrënjët e tyre përkatëse shqiptare dhe kurde.
Në pamfletin e festivalit thuhet:
Fqinjët është bisedë e vërtetë. Krijuar në bashkëpunim me Forsythe (ish-drejtor i Baletit Frankfurt), me muzikë live nga Ruşan Filiztek, bërrylat shkëmbejnë histori buzë zjarrit. Krahët ndërthuren, kundërshtojnë, kujtojnë, gëzohen pranë njëri tjetrit. Gjunjët dhe ijet këndojnë dhe shpalosen në forma të ndërlikuara dhe të pashprehura. Perfomanca na kujtojnë se kërcimi nuk është produkt. Ashtu si biseda, ajo është një proçes.
Perfomanca është e hapur për publikun gjatë 12-15 Janarit. Për më shumë informacion, drejtohuni tek faqja e internetit e Sydney Festival.