Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Australi, ndryshime per marrjen e nenshtetesise

Malcolm Turnbull, left, and Peter Dutton

Malcolm Turnbull, left, and Peter Dutton Source: AAP

Kryeministri Australian Malcolm Turnbull kete jave foli per ndryshimet me te medha te dekadave te fundit ne ligjet rreth marrjes se nenshtetesise Australiane.


Ata emigrante qe shpresojne te marrin nenshtetesine Australiane, tani do ti nenshtrohen nje testi te ri per gjuhen Angleze dhe njohurive rreth vlerave te shoqerise Australiane.

 Qeveria Turnbull kesaj jave dekalori se rregullat e pranimit te familjen Australiane qe ketej e tutje do te jene me te forta.

Testi i ri i nenshtetesise e ve theksin ne njohjen dhe pranimin e vlerave Australiane dhe pergjegjesive qe kerkohen nga nje shtetat Australian.

 Ne te do te kete pyetje te tilla si: "A ju lejohet qe t’a detyroni femijen tuaj te martohet?" dhe, "Ne cilat rrethana ju lejohet qe te ushtroni dhune mbi bashkeshortin/en tuaj ne shtepi?"

 Sipas ndryshimeve fundit, atyre personave qe nuk arrijne qe te kalojne testin e nenshtetesise pas tre provash, do t’u duhet te presin edhe dy vjet te tjere per ta bere perseri.

 Kryeministri Malcolm Turnbull theksoi rendesine e vlerave Australiane.

Banoret me leje te perheshme qendrimi tani duhet te presin me gjate perpara se te kente te drejten qe te aplikojne per nenshtetesine Australiane. Standarti per momentin eshte kater vite qendrimi ne Australi dhe nga keto vite, nje vit duhet te jete si  banor i perhershem.  Kjo periudhe nje vjecare tani do te ndryshohet ne kater vite.

Ideja eshte qe banoret me qendrim te perhershem duhet te provojne se jane integruar ne jeten Australiane, ne shoqerine e saj.  Jo vetem kaq, ata duhet te tregojne se kane filluar qe te japin kontributin e tyre tek kjo shoqeri, duke punuar, duke u bere pjese e grupeve te komunitetit dhe duke punuar ne drejtim te arsimimit te femijeve te tyre.

Ministri i Imigracionit, Peter Dutton dha me shume hollesi rreth standartit te gjuhes Angleze.

Per momentin testi i nenshtetesise Australiane ka 20 pyetje dhe nota kaluese edhe 75%. me shume se 13,000 persona nga 200 vende te ndryshme marrin shtetesine Australiane cdo vit.

Lideri i opozites, Bill Shorten tha se ndryshimet e propozuara kane te bejne me shume me deshirat e Turnbull se sa me nevojat e shoqerise Australiane.

Por ish shefja e stafit te Kryeministrit Abbott,  Peta Credlin, tha se Z Shorten ka frike nga kjo levizje politike e Turnbull. Ajo i tha mediave se kjo levizje e ve opoziten ne nje pozicion te veshtire.

 

 

 


Share