COVID-19: $AUD 1500 cdo dy javë nëse keni mbetur pa punë

Treasurer Josh Frydenberg and Prime Minister Scott Morrison announce the government's $130b wage subsidy package at a press conference at Parliament House in Canberra, Monday, March 30, 2020. (AAP Image/Mick Tsikas) NO ARCHIVING

Treasurer Josh Frydenberg and Prime Minister Scott Morrison announce the government's $130 billion wage subsidy package. Source: AAP

Qeveria Federale ka njoftuar një skemë të subvencionimit të pagave për punëtorët që kanë humbur vendet e punës si shkak i pandemisë COVID-19.


Kryeministri Scott Morrison thotë se qeveria do të ofrojë një subvencion prej 1500 dollarë cdo dy javë për secilin punëntor të punësuar ne bizneset që janë prekur si shkak i COVID-19. Kjo pagesa pritet të jenë kohëzgjatje prej gjashtë muaj.

 

Z. Morrison thotë se kjo pagesa do të dorëzohet përmes Zyrës Australiane të Tatimeve kurse bizneset do të duhet të dëshmojnë se atë ua paguajnë punonjësve të tyre.

 

Ai thotë se qëllimi i të ashtuquajturës skemë "job-keeper" "mbajtës i punës" është të mbajë sa më shumë Australianë të punësuar.

Ai thote:

"Plani ynë për t’i mbajtur punëtorët në vendet e tyre të punës është i njejtë për secilin, pa marrë parasysh të ardhurat e tyre. Nuk do të ketë më shumë mbështetje për disa, e për disa më pak. Kjo nuk është mënyra australiane, nëse jemi duke kaluar nëpër kohë të vështira, kjo vlen për të gjithë. Në këto momente te vështira të gjithë jemi bashkë." 


Share