Shkëmbime të muzikës së dhomës: Intervistë me kompozitorin australian Alan Holley

A supplied image of Australian composer Alan Holley with Albanian composers Ilir Kodhima & Dorian Cene.

A supplied image of Australian composer Alan Holley with Albanian composers Ilir Kodhima & Dorian Cene, Tirana 2019 Source: Alan Holley

Publiku australian i muzikës klasike ka rastin të njihet nga afër me tingujt e muzikës kontemporane shqiptare të dhomës të luajtur në flaut, korno, violinë dhe piano. Kompozitorët shqiptarë që perfaqësohen në koncert nëpërmjet kompozimeve të tyre i përkasin brezit të ri të kompozimit klasik. Ata kanë gjetur një mik dhe përkrahes entuziast të projekteve të përbashkëta muzikore tek kolegu i tyre, kompozitori Australian Alan Holley. Ndiqni bisedën me Alan ku flasim më në detaj mbi këto bashkëpunime të ndërsjellta muzikore.


Një aktivitet koncertal do të mbahet në datë 3 Qershor, në Kishen St. Stephens në Sydney.

Ndërsa koncerti “Kënga e Shqiponjës: Muzikë e re dhome nga Australia dhe Shqipëria" planifikohet të mbahet në një të ardhme të afërt në Melbourne.

Kompozitorët shqiptarë që do të perfaqësohen në koncert nëpërmjet kompozimeve të tyre të performuara nga instrumentistë australianë, i përkasin brezit të ri të kompozimit klasik.

Albanian composer Eriona Rushiti
Albanian composer Eriona Rushiti Source: Alan Holley
Ata janë Eriona Rushiti, Enis Mullaj, Ajet Çekiçi dhe Dorian Çene. 

Pjesët e tyre do të luhen përkrahas muzikës së kompozitorëve australianë Alan Holley, Andrián Pertout, Eve Duncan, Johanna Selleck, Silvia Simons e të tjerë.
Albanian composer Enis Mullaj
Albanian composer Enis Mullaj Source: Alan Holley
Këto bashkëpunime janë shembuj të mundësive që hap shkëmbimi kulturor mes Shqipërisë dhe Australisë në zhanrin e muzikës së re të dhomës për një brez të ri dhe vibrant kompozitorësh shqiptarë.

Liga e Kompozitorëve në Sydney dhe Melbourne së bashku me Universitetin e Arteve në Tiranë, dhe mbështetjen e posacme nga Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Australian të Melbourne-it, si dhe nga Shoqata Shqiptare e Shepparton-it kanë mundësuar zhvillimin e eventeve.

Një rol të vecantë në prezantimin e pjesëve të kompozitorëve shqiptarë ka luajtur kompozitori australian Alan Holley.

Zoti Holley është një figurë e mirenjohur dhe e dashur në qarqet e muzikës klasike australiane dhe asaj shqiptare, dhe thotë se ka gjetur tek kompozimet e këtij brezi kompozitorësh një vlerë të qëndrueshme artistike, të denjë për ta prezantuar tek një publik më i gjerë.


Share