Premieri i Viktorias Daniel Andrews i jep shpresë dhe lajmin e shumëpritur banorëve të Melburnit dhe Viktorias se vala e dytë e virusit korona është mposhtur. Ai thotë se shpreson për një Krishtlindje sa më “COVID-normale” pasi Viktoria të premtën regjistroi vetëm një rast të ri. Komentet e tij vijnë tashmë pasi shteti i New South Wales-it lehtësoi më tej kufizimet.
Share





