Endri dhe Stefi Prifti janë dy nga këngëtarët më të njohur të qytetit të serenatave, dhe megjithëse serenata Korçare u rrjedh nga zemra, ata flasin plot pasion rreth rrymave te tjera muzikore të cilat ata i këndojnë me të njëjtën dashuri dhe talent.
Gjatë intervistës për programin e gjuhës shqipe në Radion SBS, ata folën rreth fillimeve të tyre në muzikë, preferencave të tyre në muzikë dhe bashkëpunimit të fundit me Aleksandër Gjokën.