“Festivali i Filmit Sidnej: Edicioni Virtual” sjell ne shtepite tuaja filmin shqiptar Zana

Sydney Film Festival Selects

Source: SBS Movies

Festivali i 67-te i filmit ne Sidnej dhe "European Film Promotion" perzgjodhen filmin "Zana" te Antoneta Kastratit ne mesin e dhjete filmave europiane te regjisoreve femra ne kuader te programit "Europe! Voices of Women in Film".


“Sydney Film Festival: Virtual Edition’ do te mbahet nga e Merkura, 10 qershor - E Diele, 21 qershor.
Regjizorja, Antoneta Kastrati ka thene se ideja per realizimin e filmit “Zana”  ka lindur 20 vjet me heret por skenarin ka nisur t’a shkruaje vetem 6 vite me pare.

Filmi shpalos traumat e pasluftes dhe pasojat me te cilat ballafaqohen shume prej grave ne Kosove. Ato nuk jane mbeshtetur sa duhet dhe shume prej tyre nuk arriten t’i mposhtin traumat e perjetuara pas humbjeve qe pesuan gjate luftes.
Antoneta Kastrati i mbijetoi luftes ne Kosove dhe eshte autore e disa dokumetareve.

Tani ajo i sjell publikut filmin “Zana” - nje drame me mbingarkesa dhe trauma ne te cilen nje grua (personazhi kryesor i filmit) ka humbur vajzen e saj gjate luftes dhe tani perpiqet te mbetet perseri shtatzene ndersa vuan permes halucinacioneve te shoqeruara me sindorme te stresit post traumatik.

Antoneta Kastrati thote se ndihet e lumtur per faktin se nje film shqiptar po perfaqesohet ne « Sydney Film Festival ».

“Eshte nder i madh te jesh pjese e programit “Europe! Voice of Women in Film”, i cili perfaqeson regjisoret e reja nga Evropa ne Sydney Film Festival.  Duke marrr parasysh kohen e veshtire neper te cilen po kalojme per shkak te pandemise dhe anulimeve te festivaleve dhe shfaqjeve ne kinema, jam shume falenderuese qe Sydney film Festival dhe European film Promotion qe kane gjetur menyren per te vazhduar mbeshtetjen per filmat dhe artin, edhe pse ne nje forme tjeter, online”, thote regjisorja e filmit “Zana”, Antoneta Kastrati.

Filmat e perzgjedhur evropian do te shfaqen bashke me filmat me te ri Australian dhe boteror ne edicionin e 67-te te Festivalit te filmit ne Sidnej.

Edicioni virtual i festivalit dhe ceremonia e ndarjes se çmimeve do te mbahen nga data 10 e deri me 21 qershor 2020.


Share