Që atëherë, në Shepparton shqiptarët kanë punuar e kanë dhënë kontribut në industrinë vendase por jo vetëm kaq.

Për shembull shqiptare janë disa nga fermat më të mëdha të zonës, disa prej godinave të qendrës së qytetit janë në pronësi shqiptare, bile njëra mban edhe emrin e Tiranës. Në zyrat e bashkisë së qytetit, vendin e kryetarit e mban Shane Sali, një shqiptar që si pararendësi i tij Dinny Adem njihet për punën e palodhur në shërbim të qytetarëve.
Nga familjet e emigrantëve shqiptarë të Shepparton në Australi kane dalë mjekë, shkencëtarë, juristë e inxhinierë.
Ky komunitet njihet për aktivitetet e mirë -organizuar në drejtim të ruajtjes së vlerave dhe identitetit kombëtar. Edhe këtë vit në datën 19 Mars Shoqata e Komunitetit Shqiptar në Shepparton mban festivalin e të vjelave, një eveniment që mbledh së bashku të gjithë shqiptarët që jetojnë jo vetëm në Shepparton por edhe më gjerë.
Për tu njohur më mirë me organizimin e këtij viti ne folëm me Myqerem Sherollin, anëtar grupit organizator ne Kryesi.




