Flamuri i Kosovës do të valojë në Melburn

Flamuri i Republikes se Kosoves ne Sheshin e Federates ne Melburn

Flamuri i Republikes se Kosoves ne Sheshin e Federates ne Melburn Source: SBS / SBS Albanian

Edhe këtë vit, Shoqatat e Komunitetit Shqiptar në Australi kanë organizuar aktivitete për të kremtuar 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.


Ne biseduam me Kryetarin e Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro Australian, Zotin Sezar Jakupi rreth planeve për të festuar këtë ngjarje të madhe.

Komunitetet në Melburn, Sidnei dhe Adelaide kanë organizuar mbrëmje festive me këtë rast. Informacionet e duhura mund t'i gjeni në median sociale të organizatave përkatëse të komunitetit.

Flamuri ndërkohë edhe këtë vit do të ngrihet në mëngjesin e datës 17 Shkurt në Federation Square.


Share