Shkelqesia e Saj morri pjese ne “Global Summit of Woman” (Samiti Global i Gruas) qe zhvilloi aktivitetin nga 25 e deri ne 28 prill 2018 ne Sydney. Teme e samit ishte, “Grate: Krijimi i ekonomive me vlere te perbashket” .
Dokumentari i producenteve Anna Di Lellio dhe Fitim Shala per instalacionin “Mendoj per ty” te artistes Alketa Xhafa Mripa, te cilin ia kushtoi te mbijetuarve te dhunes seksuale gjate luftes se fundit ne Kosove u prezantua per here te pare ne Sydney te Australise, te premten 27 prill 2018.
E pranishme ne aktivitet ishte zonja Atifete Jahjaga ish Presidente e Republikes se Kosoves dhe Ambasadori i Repubikes se Kosoves ne Australi Dr Sabri Kicmari.
Ne dokumentar rrefehet mizoria e ushtruar ndaj popullates kosovare, ne vecanti ndaj grave dhe vajzave shqiptare. Zonja Jahjaga dhe ambasadorit Dr Kicmari, morren pjese ne shfaqjen e dokumentarit dhe me pas - ne nje diskutim per kete teme.
Eshte kjo vizita e pare ne Australi e Shkelqesise se Saj Atifete Jahjaga, ish Presidente e Republikes se Kosoves, dhe ne i morrem asaj nje interviste.