Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Ramush Haradinaj lirohet me kusht

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj Source: AAP

Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës e liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai u arrestuar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.Ndalimi i zotit Haradinaj nxiti reagime te shumeta në Kosovë, për këtë çështje u debatua edhe në parlamentin e Kosovës për rreth 11 orë, i cili nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët.


Lirimi me kusht ia kufizon lëvizjet zotit Haradinaj. Ai duhet të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij.

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh e befasuar me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i saj të mos kthehet në Kosovë.

 

Zoti Haradinaj tha në gjykatë se akuzat serbe janë plotësisht politike, ndërsa procesin në Francë e vlerësoi si abuzim me ligjin.

 

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

 

Ndalimi i zotit Haradinaj në bazë të urdhërarrestit serb ka shtuar tensionet në marrëdhëniet e vështira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

 


Share