Fushata “DoMore” i bënë thirrje australianëve të veprojnë në luftën kundër racizmit.
Videoja me titull “#DoMore to challenge rasicm” e publikuar ne rrjetet sociale dhe online, përfshinë mesazhe nga emra te njohur australian - si aktori Hugh Jackman, aktorja Margot Robbie, tenisti Nick Kyrgios, basketbollisti Ben Simmons, futbollistja e kombëtares australiane Sam Kerrdhe të tjerë. Përmes kesaj video ata i drejtohen komunitetit australian dhe më gjërë.
Qëllimi i “DoMore” është që të rritet vëmendja rreth racizmit në Australi dhe ndikimi negativ që sjell ky fenomen në shoqëri.
Po ashtu synim i fushatës është të inkurajoj ndryshimeve pozitive përmes debateve dhe bashkëbisedimeve.
Video tjera do të publikohen në uebfaqen e “DoMore”, përfshirë këtu intervista të cilat i dokumentojnë eksperiencat personale të australianëve nga prejardhje të ndryshme kulturore.
Tregimet individuale synojnë të nxisin pjesëmarrjen aktive të australianeve në emër të luftës kundër racizmit.




