Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Të njohim Parlamentin e Komonuelthit të Australisë

Chamber

Chamber Source: AAP

Parlamenti i Komonuelthit të Australisë është organi me i larte legjislativ. Ai përbëhet nga dy dhoma: Dhoma e Deputetëve dhe Senati.


Deputetet dhe senatoret janë të zgjedhurit e popullit.

Partia fituese ne zgjedhje krijon qeverine.

Sipas kushtetutës australiane mandati parlamentar zgjat tre vjet e tre muaj nga data e seances se pare.

 

Ne zgjedhjet e pergjitheshme votohet per cdo ulese te dhomes se deputetëve.

 

Nese gjate mandatit parlamentar një ulese  mbetet e zbrazet,  për shembull nëse një anëtar jep dorëheqjen ose nderon jete, zgjedhjet plotesuese mbahet për të zgjedhur deputetin e ri i cili do perfaqeson njesin zgjedhore deri në mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme.

Kandidatët qe kane te drejt për t’u zgjedhur në parlament duhet të jenë shtetas australianë me te drejt vote.

Çdo qytetar australian 18 vjeç e me lart duhet të regjistrohen ne listen e votuesve.

 

Votimi në Australi është i detyrueshëm.

 

Personat të cilët nuk votojnë mund të gjobiten.

Sistemi i votimit qe përdoret ne Australi është preferencial, që do thote, votuesit duhet ti vendosin sipas radhes kandidatët qe ata preferojne.

 

Votuesit duhet te perdorin fletvotimet në përputhje me rregullat e votim për të siguruar se vota e tyre do numerohet.

 

Sistemi preferencial i votimit synon për të zgjedhur kandidatin i cili është më përfaqësues i dëshirave të elektoratit. 

Australia  është e ndarë në 150 njesi elektorale, secila e përfaqësuar nga një deputet.

 

Sipas Kushtetutës, çdo shtet ka te garantuar të paktën pesë deputet.

 

Të gjitha shtetet përveç Tasmanise tanime kanë më shumë deputet. Kjo ne varësi të popullsinë e tyre.

 

Me dekret te Parlamentit Federal, Australian Capital Territory dhe Northern Territory  perfaqesohen se paku me nga një deputet.

Numeri i deputeteve te territoreve percaktohet nga madhesia e elektoratit tyre.

 

Shtetet mund të fitojë apo të humbasin uleset ne parlament si pasojë e ndryshimeve demografike.

 

Për shkak të shpërndarjes të pabarabartë së popullsisë njesit zgjedhore ndryshojnë në masë të madhe.

 

Vetem sa per nje ilustrim, njesia zgejdhore Grayndler në Sydney kap nje territor prej 32 kilometra kateror ndersa DurackWestern Australia 1.6 milionë kilometra katrorë.

Për më shumë informacione se si të votoni për Dhomat e Përfaqësuesve vizitoni faqen e internetit:

 

http://www.aec.gov.au/Voting/How_to_Vote


Share