Objekti i rindëtuar është shtëpia ku At Gjergj Fishta, autori i “Lahutës së Malësisë”, një prej penave dhe Rilindasve më të shkëlqyer shqiptar kaloi vitet e tij të rinisë. Rindërtimi i shtëpisë ku Fishta kaloi fëmijërinë e tij, sipas Kryeministrit Edi Ramës, është një ndër hallkat e projektit “Gjurmët Fishtiane”, që synon të nxjerrë nga harresa të gjithë vendet ku Rilindasi kaloi etapat e jetës së tij.
Fshati Fishtë është një ndër përfituesit e programit të qeverise shqiptare “100 fshatra” turistikë.
Shtëpia u përurua me 23 tetor, gjatë një vizite të Kryeministrit Edi Rama në Fishtë të Lezhës.
Kjo datë përkon me 149 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës.
At Gjergj Fishta lindi më 23 tetor 1871 ne Fishtë, ndërroi jetë në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
Share





