Jeanette Mustafa i kushtoi jeten promovimit te Komunitetit Shqiptar ne Australi

Jeanette Mustafa

Jeanette Mustafa ne nje event te komunitetit Source: SBS Albanian

Zonja Jeanette Mustafa u shua kete jave ne Melburn. Nje humbje e madhe per Komunitetin Shqiptar te cilit ajo i kushtoi nje jete te tere.


E lindur ne Babinda, Queensland dhe me origjine nga Korca, zonja Mustafa u dallua per shpirtin vullnetar qe ne moshe te re.
 
Ne fillim mori pjese ne Organizaten e Fermereve te Rinj ku ishte sekretare. Pjese e detyrave ne kete periudhe ishte organizmi i Festivalit vjetor "Babinda Sugar".
Jeanette Mustafa
Jeanette ne ceremonin e ngritje se flamurit kombetar. Source: SBS Albanian

Ne 1991, se bashku me Kryqin e Kuq Australian, Jeanette organizoi nje fushate per mbledhjen e fondeve ne ndihme te Shqiperise qe sapo kishte dale nga regjimi komunist. Dy vite me vone ajo ishte nje nga themelueset e Shoqates se Grave Shqiptare Australiane ne Melburn aktivitetet e se ciles ishin nga me te suksesshmet per komunitetin lokal. 
Fatbardh Dyrmishi dhe Jeanette Mustafa
Fatbardh Dyrmishi dhe Jeanette Mustafa ne nje aktivitet te grupit folklorik shqiptar. Source: SBS Albanian
Nuk mund te mos rrime pa permendur kontributin e Jeanette per sjelljen e femijeve shqiptare ne Australi qe kishin nevoje per kurim. Ky aktivitet ne ndihme te Shoqates 'Children First' eshte pergjegjes per sherimin e dhjetra femijeve shqiptare nga mjeket Australiane. 

 

Gjate luftes ne Kosove, Jeanette dha ndihmen e saj ne drejtim te kauzes se refugjateve dhe vendosjes se tyre ne Australi. 
 
Nje nga arritjet me te rendesishme te kesaj zonje te nderuar do te ishte bashke-organizimi i nje ekspozite- e para ne Australi - rreth historise se Komunitetit Shqiptar ne Australi. Ekspozita u hap ne Muzeun e Imigracionit ne Melburn dhe nepermjet saj publiku Australian filloi te njohe me mire kontributin, vlerat dhe traditat e popullit shqiptar. 

 

Jeanette mban titullin 'Victorian of the Year" (Banore e Shquar e Viktorias) dhe Medaljen e Urdherit te Australise- nje dekorate e dhene nga perfaqesuesja e Mbretereshes Elizabeta e II dhe Guvernatore e Australise, Znj Linda Dessau.
Bashkim Bekiri, Jeantte Mustafa dhe Rexh Muftari
Bashkim Bekiri, Jeantte Mustafa dhe Rexh Muftari ne nje aktivitet te komunitetit shqiptar ne Australi. Source: SBS Albanian

Nder pasionet e saj ishte Grupi i Valleve Folklorike, Festivalet e Komunitetit Shqiptar, Festa e Grave dhe aktivitete te tjera neper te cilat shembulli i saj frymezoi edhe gra e vajza te tjera qe te punojne vullnetarisht per Komunitetin Shqiptar.
 
Raporti yne sjell kujtimet dhe dhimbjen e njerezve qe e njohen: Sezar Jakupi, Erik Lloga, Lutfie Kadriu dhe nipit te shtrenjte Rohan Hamit.
Pershtatur nga AAIA


Share
Jeanette Mustafa i kushtoi jeten promovimit te Komunitetit Shqiptar ne Australi | SBS Albanian