Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Kosovë: arrestimi i Gjuriqit, deportim i shtetasve turq, shkarkime, shqetësime dhe reagime

Prishtine - Sheshi edit Durham

Prishtine - Sheshi edit Durham Source: SBS Albanian

Operacioni i deportimit te shtetasve tuq nxiti reagime të shumta, detyroi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shkarkojë ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.


Te arrestuarit  jane punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë.

 

Kleriku Gulen që jeton në Shtetet e Bashkuara i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Fondacioni i tij FETÖ drejton rreth 40 shkolla në Ballkanin perëndimor përfshirë 15 institucione në Bosnjë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, pesë në Kosovë dhe në një Serbi.


Share