Mbushen 10 vjet që nga hapja e ekspozitës së parë shqiptare në Australi

Maria Tence

Maria Tence: Community Exhibitions Manager Immigration Museum Me;bourne Source: SBS Albanian

E gjitha filloi në 2003 si nje ide e thjeshtë dhe përfundoi në hapjen e ekspozitës “Kurbet” në Muzeun e Emigracionit në Melburn në 18 Nëntor të 2007s. Kanë kaluar 10 vjet dhe tashmë ekspozita “Kurbet” zë vend në historinë e komunitetit shqiptar në Australi.


Ajo ishte një ëndërr e disa bashkëatdhetarëve të cilët arritën të prezantojnë për publikun Australian trashëgiminë tonë kombëtare dhe kulturore.

 

Ekspozita i kushtohej rrugëtimit të gjatë të shqiptarëve në tokën Australiane dhe disa nga objektet e prezantuara në ekspozitë i janë dhuruar Muzeumit të Emigracionit në Melburn.

 

Ja se cilët ishin disa nga anëtarët e grupit të punës në organizimin e ekspozitës:

-Jeanette Mustafa,

-Erik Shaip Lloga,

-Fanol Isai,

-Sezar Jakupi,

-Mediha Selmani,

-Nurie Alimi,

-Tibet Churchiali,

-Lek Ndreka,

-Rohan Halit,

-Murrey Mehmet,

-Enver Sabri,

-Selami Sali,

-Ridvan Ahmet,

-Merushe Asim, …etj.

Ne takuam Maria Tence, ish-drejtoreshë e Muzeumit të Emigracionit e cila në vitin 2007 ishte  përgjegjëse për mbajtjen e saj. Ne i morëm asaj një intervistë.

 Çfarë kujton Maria nga ekspozita?

 Maria Tence: “Qëllimi i ekspozitës ishte që historia juaj të vinte tek publiku Australian”.

“Ishte kënaqësi të punoja me komunitetin Shqiptar”

 

Quran - Silvi Xhami, Albanian, circa 1700-1750  [Sili Xhami, Oher Maqedoni]


Share
Mbushen 10 vjet që nga hapja e ekspozitës së parë shqiptare në Australi | SBS Albanian