Masar Krasniqi: Kjo është jeta ime

Masar Krasniqi and Mother Teresa

Source: SBS Albanian

Në Gold Coast (Australi) ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare Masar Krasniqi, veprimtar i çështjes kombëtare.


Masar Krasniqi, lindi në Prishtinë më 1931. I përndjekur nga regjimi serb u detyrua që t'a braktisë atdheun në moshë fare të re. Që më 1950, kur u vendos në Zelandën e Re, ka filluar të angazhohet shumë herët, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe për trojet e tjera shqiptare.

Themelimi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në janar 1989, nga ish-kongresisti Joseph J. DioGuardi, mik e bashkëpunëtor i afërt i Krasniqit dhe zgjedhja e këtij të fundit në kryesinë e saj, si përfaqësues i interesave të lobit amerikan për Shqipërinë, për Kosovën, për Maqedoninë dhe për trojet e tjera shqiptare, shënon kulmin e angazhimit të Masar Krasniqit për kauzën shqiptare.

Dokumentari është bazuar në librin “Zhurma e Kujtimeve” të autorit Shpend Osmani.

Përgatitja teknike dhe zëri Qazim Menxhiqi dhe Sani Kajtazi.


Share
Masar Krasniqi: Kjo është jeta ime | SBS Albanian