I pranishëm në festimin e Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë, ai çmoi lart përpjekjet e Komunitetit Shqiptaro Australian për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar dhe strukturimin tepër të mirë të organizatave komunitare shqiptare në Australi.
Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare jo vetën në Australi por në gjithë botën ministri Murati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit ku jetojnë dhe të tyre të origjinës.
Ministri i Diasporës gjatë qëndrimit në Melbourne, ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Australi Dr Sabri Kicmari.
Ata u takuan me komunitetin shqiptaro australian dhe zhvilluan takime me zyrtar te lartë të shtetit Viktoria dhe diplomat ne Kanberra.
Programi në Gjuhën Shqipe i Radio SBS po ashtu ishte ndalesa e tyre , ne i morrem nje interviste.