Ky eshte nje hap shume i rendesishem ne fuqizimin e marredhenieve Shqiperi – Australi te cilat jane vendosur qe ne vitin 1984.
Hapja e ambasades eshte nje moment i shumepritur per Komunitetin Shqiptar ne Australi i cili tani ka nje nivel me te larte perfaqesimi qe do t'a sjelle me prane shtetit ame.
Per hapjen e perfaqesise diplomatike ne Kaberra nje pune te jashtezakonshme ka bere i ngarkuari me pune ne Ambasadene Republikes se Shqiperise Dr Edmond Trako. Ne biseduam me te rreth procesit te hapjes se ambasades, sfidave dhe planeve te tij per te ardhmen.
Dr Edmond Trako ka nje karriere te jashtezakonshem diplomatike. Me profesion eshte mjek ndersa karriera e tij diplomatike ka filluar para me shume se 25 viteve. Dr Trako ka qene perfaqesues i Republikes se Shqiperise, Ambasador ne Argjentine dhe ne disa nga vendet e tjera te Amerikes Latine e me pas edhe Ambasador ne Portugali.
Dr Trako eshte i mireinformuar rreth Komunitetit Shqiptar–Australian, rreth historise se tij, shoqatave dhe arritjeve te tyre.

I Ngarkuari me Pune ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Kanberra, Dr Trako dhe Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Australi Dr Hajdin Abazi Source: Dr Edmond Trako

Ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Kanberra Source: Dr Edmond Trako
Ne intevisten tone, i Ngarkuari me Pune ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Kanberra, Dr Trako, jep me shume informacione ne lidhje me marrjen e pasaportes shqiptare dhe kartes se identitetit si dhe rreth sherbimeve te tjera konsullore qe ofron Ambasada ne Kanberra.
Dr Trako ka marre edhe nje ftese nga kryesia e Komunitetit Shqiptar ne Melburn per te marre pjese ne ceremonine a pervitshme te ngritjes se Flamurit Kombetar ne 28 Nentor, ne Sheshin e Federates.

Njeri pran tjetrit Flamuri i Republikes se Shqiperise dhe ai i Republikes se Kosoves ne Kanberra Source: Dr Edmond Trako