Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Teknologji e re e vete-kontrollit kufitar neper aeroportet Australiane

Aeroport

Aeroport Source: SBS

Australia është vendi i parë në botë që po fut në përdorim një proçes të automatizuar të procedurave të kalimit të kufirit nëpër aeroporte. Proçesi quhet "contactless traveler" dhe me anë të tij do të futen dhe dalin nga Australia udhëtarët që mbërrijnë apo nisen nëpër aeroporte. Nën këtë teknologji të re 'contactless', shumica e pasagjerëve që vijnë në Australi do ti kryejnë vetë procedurat doganore dhe të emigracionit. Kjo teknologji e re do të zëvendësojë të sistemin me dy hyrje apo SmartGates që kanë qenë në përdorim nëpër aeroporte që nga viti 2008. Me sistemin e ri, Departamenti i Imigracionit dhe Mbrojtjes së Kufirit do të përdorë të dhëna biometrike për të kontrolluar udhëtarët që mbërrijnë në aeroportet ndërkombëtare Australiane. Pasagjerët do të kalojnë imigracionin pasi të jenë kontrolluar me anë të të dhënave biometrike të fytyrës, irisit dhe / ose gjurmëve të gishtave, dhe krahasimit të tyre automat me të dhënat ekzistuese. Kjo do të eleminojë nevojën për të paraqitur pasaportën për kontroll.


Ministri për Imigracionin dhe Mbrojtjen Kufitare, Peter Dutton tha se ky projekt është një hap tjetër drejt kontrollit të imët dhe efikas të udhëtarëve dhe përsëri përforcon angazhimin e Qeverisë për të mbrojtur kufijtë e Australisë dhe për të ofruar një përvojë të këndshme edhe për udhëtarët.

 

"Australia është e angazhuar për të qenë një lider botëror në përdorimin e biometrikës në kufi për të lehtësuar udhëtimin e ligjshëm, për të mbrojtur komunitetin tonë dhe për të parandaluar aktivitetet e terroristëve dhe kriminelëve të mundshëm", tha Dutton.

"Investimet e bëra nga qeveria në sistemet biometrike të avancuara do të përmirësojnë masat ekzistuese të automatizimit të kufijve dhe do të përmirësojnë më tej efikasitetin dhe shpejtësinë e kontrolleve të udhëtarëve të ligjshëm, të cilët përfaqësojnë shumicën dërrmuese të njerëzve që kalojnë kufirin e Australisë".

 

Vizioni-Box Australia Pty Ltd është kontraktuar për të ofruar këtë zgjidhje të re automatike për kontrollin e pasagjerëve për tre vjet me një kosto prej 22.5 milion dollarë.

 

Përafërsisht 40 milionë pasagjerë dhe ekuipazh linjash ajrore kalojnë nëpër aeroportet Australiane. Ky numër pritet të rritet në rreth 50 milion në vit deri në vitin 2020.

 


Share