Nje shpalosje e flamujve te shteteve nga e gjithe bota mund te verehet ne bregun e liqenit Blake Griffin ne Kanberra, nje flamur per secilin shtet me nje mision diplomatik ne kryeqytetin australian.
Ne park valeviten gjithsej 110 flamuj, qe perfaqesojnë 108 Misione qe kanë nje prani diplomatike si dhe flamujt e Bashkimin Evropian dhe Kombeve te Bashkuara.
Iniciator per hapjen e parkut te flamujve ne Kanberra ishte Guvernatori i Pergjithshem Sir William Deane. Sot parku buze liqenit eshte bere nje atraksion i rendesishem per turistet dhe vendasit.
I Ngarkuari me Pune ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Kanberra, Dr Edmond Trako, thote se ngritjen e flamurit shqiptar dhe vendosjen e pllakes “Albania” e pret me padurim.

The International Flag Display (the Display) in Canberra's Parliamentary Zone Source: Flickr -Kyle Taylor
“Nentori per shqiptaret eshte muaji i festave, per ne tani ky muaj ka nje rendesi edhe me te madhe sepse i shtohet edhe nje moment historik, emocional dhe simbolik, ngritja e flamurit shqiptar bashke me pllaken ‘Albania’ per here te pare ne parkun e Kanberra-s”
Ceremonia e ngritje se flamurit kombetar shqiptar ne Kanberra eshte rezervuar per ne 20 Nentor 2020, ne 11.30 te mengjesit.