Rregulla te reja per udhetaret qe kthehen nga jashte ndersa Brisbane mbyllet per tre dite

People are seen in the baggage collection area after arriving on a Virgin Australia flight, Melbourne, Friday, January 8, 2021.

People are seen in the baggage collection area after arriving on a Virgin Australia flight, Melbourne, Friday, January 8, 2021. Source: AAP

Udhetaret australiane qe kthehen ne vend duhet te bejne testin COVID-19 para se te marrin rrugen e kthimit me avion. Vendimi eshte marre me qellim te parandalimit te perhapjes se variantit te ri, me infektues te virusit korona (COVID-19). Njoftimi vjen ndersa Brisbane shkon drejt mbylljes pasi nje rast i ri me COVID-19 (me infektues) nga Mbreteria e Bashkuar u konfirmua ne Brisbane.


Australainet do te duhet te testohen para se te marrin rrugen per ne shtepi, pa nje test negative nuk ka fluturim mbrapsht per ne shtepi. Testi tashme eshte i obligueshem, kusre vendimi per kete ehste marre  për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së variantit më te transmetueshëm COVID-19  - të identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi rreth ketyre ndryshimeve  pas takimit të kabinetit kombëtar.

Banoret e Brisbane, Logan, Ipswich, Moreton dhe Redlands duhet te qendrojne ne shtepi nga ora 18:00 sonte [[8 JAN]] deri ne ora 6 pasdite te henen [[11 JAN]], pas identifilimit te nje rasti COVID-19 pozitiv  - me variantine ri te virusit nga Mbreteria e Bashkuar.

Maskat do te jene gjithashtu te detyrueshme per ata qe kane nevoje te dalin jashte në lagjet e permendura me lart .

Premieri i  Queensland-it zonja Annastacia Palaszczuk thotë se “Greater Brisbane” tani eshte zyrtarisht një "pike e nxehte" COVID-19.


Share
Rregulla te reja per udhetaret qe kthehen nga jashte ndersa Brisbane mbyllet per tre dite | SBS Albanian