Një lajm i hidhur për këngën shqiptare!

Nexhmije Pagarusha

Këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha Source: Wikipeadia

Këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.


Mbretëresha e muzikës shqiptare, këngëtarja më e madhe kosovare e të gjitha kohërave, Nexhmije Pagarusha është ndarë nga jeta në moshën 86- vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

 

Ajo ishte e njohur  për interpretimet e saj të shkelqyra ne muziken popullore dhe ne opera, duke lene gjurme te thella ne kulturen dhe muziken shqiptare.

Këngëtarja tashmë e  ndjerë, Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Ajo vijoi shkollën e muzikës për solo kanto në Beograd, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më

 

“Unë gjithë jetën time kam punuar për popullin tim, jam munduar që këngën e bukur shqipe ta çoj sa më lart.”, është shprehur Pagarusha.

 

 

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

 

 

Veprimtaria e këngëtares dhe artistes, Nexhmije Pagarushës

Këngët

-Baresha

-Ani mori nuse

-Mora testin

-Kur më shkon si zog n'hava

-Kur më del në derë

-Ke selvitë

-Ç'u ngrit lulja në mëngjes

-Çil njat zemër plot kujtime

-Dallëndyshe

-Një lule

-Zambaku i Prizrenit

Interpretoi në filma dhe në shfaqje teatrore

-Dasma e përgjakur

-Jugovizioni

-Gëzuar viti i ri

-E kafshoja terrin

-I ikuri.

-Tre vetë kapërcejnë malin

-Lepuri me pesë këmbë

-Fluturimi i Micakut

-Daullet e të çmendurve",

-Rexha i nënës në grazhd të kalit

-Vrasësit bëjnë dasmë natën


Share