Lojrat Olimpike
aap Source: AAP
Ne Rio de Zhaniero te Brazilit kane nisur zyrtarisht Lojrat Olimpike 2016. Ceremonia e hapjes u zhvillua ne stadiumin e famshem te Marakanas. Nen tingujt e sambes dhe ne dritat e festes Brazili solli pjese te historise se tij por ne te njejten kohe organizuesit vune theksin edhe tek ndryshimet e klimes dhe shpyllezimet. Fituesja e dy medaljeve te arta per Australine, Anna Meares mbajti flamurin per skuadren Australiane te veshur me xhaketa me vija. Nje audience me 3 miliard teleshikues ndoqi ceremonine 3 oreshe ne te cilen moren pjese 5000 vullnetare mes te cileve 500 muzikante dhe 200 kercimtare.
Share



