Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet

Tirana

Tirana Source: SBS Albanian

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri u prononcua ne lidhje me raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Raporti, tha Zguri, vlerëson se, pavarësisht vështirësive, KQZ-ja ia doli të zbatojë detyrat e veta bazë. “KQZ-ja ndjehet e respektuar për këtë vlerësim. Ai formon një themel të shëndoshë për të ecur me sukses përpara. Raporti çmon sidomos transparencën e veprimtarisë së KQZ-së. Tek transparenca ne gjejmë forcën tonë, ndaj jemi të kënaqur që kjo gjë vihet re dhe nga vëzhguesit”, citohet Zguri.



Share