Pas një mbështetje të jashtëzakonshme nga i gjithë shteti, Qeveria e Viktoria-s ka krijuar një fond të dedikuar për të ndihmuar të gjithë ata të prekur nga zjarret e fundit dhe shkatërruese.
Donacionet për “Victorian Bushfire Appeal” do të mbikëqyren nga Pat McNamara, ish Zëvendës Premieri i shtetit të Viktorias dhe Ministër i Policisë dhe i Shërbimeve të Urgjencës.
Pat McNamara drejtor i fondit “Victorian Bushfire Appeal”
“Australianët e kuptojnë traumën nëpër të cilën po kalojnë dhe të gjithë dëshirojnë të ndihmojnë. Kjo dëshmohet me mënyrën në të cilën ata reaguan duke u nisur nga Nick Kyrgios që i kërkoi tenistëve të kontribojnë, Nicole Kidman e cila ka premtuar gjysmë milioni dollarë e deri te pronari i madh i minierave, i cili dhuroi 70 milion dollarë. "
Ne i morrëm një intervistë Pat McNamara, Drejtor i “Victorian Bushfire Appeal” .




