Ambasadori i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne Australi dhe Zelande te Re, Shkelqesise se tij Dr Sabri Kicmari:
“Shenimi i 10-te vjetorit te pavaresise eshte nje moment i rendesishem per te kujtuar te gjithe ata qe punuan per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Shteti yne i ri ne Evropen Jug-lindore eshte duke krijuar te ardhmen e tij demokratike, i sigurt ne rrugen e tij drejt Bashkimit Evropian dhe ne statusin e tij ne marredheniet nderkombetare” .
Ne prag te pervjetorit te pavaresise komuniteti shqiptar ne Melbourne, Sydney, Adelaide dhe Brisbane bene pergatitjet e fundit per organizmin e mbremjeve festive ne shenimin e pervjetorit te shpalljes se pavaresise.
Radio SBS intervistoi Ambasadorin e Republikes se Kosoves ne Australi, Dr Sabri Kicmari.




