COVID-19: Kryeministri kërkon falje për dështimet në shtëpitë e kujdesit për të moshuar

Covid

Source: Pixabay

Australia ka raportuar për vdekjen e personit më të ri në moshë në vend nga COVID-19. Është ky një 20-të vjeçar. Ai është një nga 14 vdekjet e fundit të regjistruara në Victoria nga virusi korona. Viktoria ka raportuar dje per 372 raste të tjera derisa ne New South Wales janë regjistruar nëntë vdekje të tjera. Autoritetet në Sydney shprehin besimin se kulmi i valës së dytë ka kaluar. Ndërsa Kryeministri thotë se i vjen shumë keq për dështimet vdekjeprurëse, si shkak i koronavirusit në sistemin e kujdesit për të moshuarit.


Ndërkohe Zelanda e Re regjistron dhjetra të infektuar.


Share
COVID-19: Kryeministri kërkon falje për dështimet në shtëpitë e kujdesit për të moshuar | SBS Albanian