Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Prof Paddy Dewan dhe Dr Padma Dewan nga 1 Dhjetori ne vizite 2 javore ne Prishtine dhe Tirane

Prof Paddy Dewan and Dr Padma Dewan

Source: SBS Albanian

Profesor Paddy Dewan dhe Doktoresha Padma Dewan nga “Kind Cuts for Kids” jane duke bere pergatitjet e fundit perpara se te nisen per ne Shqiperi dhe Kosove. .


Profesor Paddy Dewan eshte mjek Urolog Pediater dhe Kirurg Pediatrik. Ai themeloi organizaten “Kind Cuts for Kids” ne vitin 1993 me misionin: “Permiresimi i sherbimeve mjeksore per femijet ne vendet ne zhvillim.” Nga 2011 ai dhe Dr Padma Dewan kane kryer 183 nderhyrje kirrurgjikale ne Shqiperi dhe Kosove.

 

Dr Padma Dewan eshte Specialiste Radiologe dhe  Konsulente Pediatrike me mbi 20 vite pervoje dhe drejtoreshe e Repartit per Ekzaminimet Mjekesore ne “Royal Children's Hospital” ne Melbourne.

 

Qellimi i “Kind Cuts for Kids” eshte qe te coje perpara nivelin e kujdesit shendetesor  ne vendet ne zhvillim, nepermjet edukimit, trajnimit praktik dhe transferimit te aftesive profesionale tek profesionistet e kujdesit shendetesor aty.

 

Roli i Dr Padma Dewan ne misionet e saj per “Kind Cuts for Kids” eshte te beje ekzaminimin radiologjik te pacienteve (femijeve) qe i nenshtrohen nderhyrjeve kirurgjikale. Dr Padma Dewan shkemben eksperiencen e saj me radiologet vendas dhe ekipet klinike spitalore ne vendet qe viziton.

 

Dr Padma Dewan: “Historia e semundjes se pacientit hulumtohet sipas standardave me te larta, bisedojme me prinder ku kerkojme te zbulojme te panjohuren”.

 

Dr Paddy Dewan: “183 nderhyrje kirurgjike dhe nje bashkepunim i suksesshem me mjeket vendas”.

 

Ne u takuam me Dr Padma dhe Prof Paddy Dewan ne nje mbremje te organizuar nga Komunteti Shqiptar ne Melbourne dhe i morrem atyre nje interviste perpara nisjes per ne Shqiperi dhe Kosove.

 

Ne kohen e kesaj interviste, Dr Paddy Dewan ishte ne komunikim e siper me autoritetet Australiane per te rimarre te drejten per te praktikuar si mjek ne Australi. 


Share