Ne nje deklarate per mediat, policia tha se te gjithe ata qe kane per qellim qe te marrin pjese ne tubime te ardhshme duhet te jene te pergatitur per tu perballur me pranine e ‘dukshme’ te policise ne lagjen e Dandenong.
Nje video ne Facebook tregon nje grup burrash qe ecin ne nje rruge te zakonshme lagjeje, te veshur me maska dhe nen tingujt e Himnit Australian.
Me pas policia arreston disa persona nderkohe qe pjestaret e tjere te grupit fillojne qe te filmojne dhe te bertasin kunder policise me thirrjet ofenduse.
Ne disa nga filmimet e gjetura ne mediat sociale thuhet te tubimi ishte nje forme proteste kunder kufizimeve te nivelit kater, por nje i pranishem ne tubim tha se grupi po ‘ecte ne menyre paqesore’ deri ne momentin kur nderhyri policia.
Policia e Viktoria’s deklaroi se personat e arrestuar i perkisnin moshes 19 derI 43 vjecare dhe arsyeja per arrestin ishte refuzimi per te dhene te dhenat e identitetit dhe shkelja flalgrante e rregulloreve te kufizimeve per COVID-19.
Deputetja e zones se Dandenong Gabrielle Williams, tha se cdo tubim i madh eshte shqetesues gjate kesaj periudhe nderkohe qe autoritetet perpiqen qe te ulin nivelet e infeksionit nga virusi. Ajo shtoi se xhirimet e fundit ne media gjate diteve te fudit jane shqetesuese.
"Shume ndjehen te zemeruar, por menyra me e mire per te mbrojtur vehten dhe te moshuarit eshte qe te ndjekim keshillat e autoriteteve shendetesore."
Ne nje deklarate per media, Kryetari i Bashkise se Dandenong, Jim Memeti, pranoi se ishte per te ardhur keq qe njerezit po shkelin kufizimet, por ne te njejten kohe beri thirrje per ‘qetesi dhe bindje ndaj urdhrave te kufizimeve’, kjo ne interes te komunitetit te gjere.
Ai tha:
‘Duhet t’a pranojme se duhet te veprojme se bashku, te mos harojme rezultatet pozitive qe kemi arritur kohet e fundit dhe per te gjithe banoret e Viktorias rregullat jane njesoj : te gjithe duhet t’i permbahemi kufizimeve.’
‘Keshilli Bashkiak po punon se bashku me policine dhe udheheqesit e komunitetit per t’i inkurajuar te gjithe ata qe po marrin pjese ne keto tubime qe te mendohen mire rreth veprimeve te tyre dhe per te punuar ne drejtim te gjetjes se nje zgjidhjeje te drejte.’
Deputetja Gabrielle Williams, thote se ajo ndjehet e shqetesuar rreth ‘komenteve raciste’ qe kishte vene re ne mediat sociale dhe ne pergjigje te tubimeve.
‘Ndjehem e shqetesuar kur keto lloj incidentesh perdoren si justifikim per debate raciste. Sic e thashe, per ne ka rendesi qe te ulet numri i infeksioneve dhe te mbrojme komunitetin.’
‘Komente te kesaj natyre nuk jane te mirepritur nga une dhe nga askush tjeter ne Viktoria.’
‘E di se shumica e atyre qe jetojne ne elektoratin tim ne South Dandenong kane te njejtat shqetesime [per koronavirus] – shqetesime per familjet, prinderit dhe te moshuarit.’
Premieri Daniel Andrews, tha se ka shpresa se numri i infeksioneve do te ulet dhe ne rast se ndodh nje gje e tille, qeveria do te filloje qe te shqyrtoje mundesine e heqjes se kufizimeve te fazes kater te cilat skadojne ne daten 12 Shtator.