Pse kontrolli gjatë shtatëzanisë është i rëndësishëm në Australi

resized_nurse_weighing_pregnant_woman_in_hospital_room_-_stock_photo_gettyimages-532031263.jpg

Infermierja peshon gruan shtatzënë në dhomën e spitalit.

Statistikat e fundit tregojnë se në Australi, pak më shumë se tre të katërtat e grave marrin pjesë në kontrollin gjatë shtatëzanisë gjatë 14 javëve të para të shtatzënisë. Mjekët thonë se nisja e kontrolleve që në fillim të shtatzënisë ka një rëndësi të vecantë. Por, janë këto kontrolle kaq të rëndësishme?


Key Points
  • Në vitin 2019, 77 për qind e grave ndoqën kujdesin e para lindjes brenda tre muajve të parë të shtatzënisë.
  • Ato gra që kanë më pak gjasa për t'u kujdesur gjatë tre muajve të parë përfshijnë gratë e lindura jashtë shtetit dhe gratë e reja.
  • Ekzaminimi i rregullt mund të parandalojë komplikimet e hershme si hipertensionin dhe diabetin gjatë shtatzënisë.
Kujdesi i para lindjes synon të përmirësojë shëndetin dhe të parandalojë sëmundjet si për gruan shtatzënë ashtu edhe për foshnjën e saj.


Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën Multikulturore për Shëndetin e Grave në Melbourn, Dr Adele Murdolo, thotë se të konsultuarit me një mjek që në fillim të shtatzënisë është e lidhur me rezultate pozitive të shëndetit të nënës dhe fëmijës.

"Është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun sapo të mësoni se jeni shtatzënë, dhe më pas te takoheni rregullisht, sepse kujdesi i para lindjes ju ndihmon që mjeku të kuptojë nëse ka ndonjë shenjë të ndonjë problemi gjatë shtatzënisë," shpjegon Dr Murdolo.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Australian i Shëndetit dhe Mirëqenies në vitin 2019, 55 për qind e grave ndoqën kujdesin para lindjes brenda 10 javëve të para të shtatzënisë.

Doktoreshë Murdolo thotë se të dhënat më të fundit të disponueshme tregojnë se gratë migrante i aksesojnë kontrollet e para lindjes shumë më vonë se gratë e tjera jo-migrante.
Qeveria australiane rekomandon që gratë ta bejne takimin e parë të kontrollit brenda periudhës 10-javore. Por të dhenat tregojnë se edhe pas 20 javësh, rreth 20 për qind të grave migrante ende nuk kane bërë asnjë kontroll.
Doktoreshë Adele Murdolo, Drejtore Ekzekutive në Qendrën Multikulturore për Shëndetin e Grave, Melburn.
Këto shifra janë nga e gjithë Australia, "por në disa zona të veçanta ku ka më shumë disavantazhe socio-ekonomike, normat janë edhe më të ulëta," shton Dr Murdolo.


Sipas saj disa grupe të grave migrante në Australi në fakt nuk kërkojnë fare kontroll mjekesor gjatë shtatëzanisë.
pregnant woman with doctor
Disa grupe të grave migrante në Australi nuk marrin asnjë kujdes para lindjes. Source: Getty / Getty Images/Dean Mitchell
Gratë migrante dhe refugjate kanë një gjasë më të lartë që të vuajnë nga sëmundje të tilla si diabeti gestacional, preeklampsia dhe norma më të larta të lindjes se foshnjës pa jetë, sipas Dr Murdolo.
Sa më herët të zbulohet sëmundja ose rreziku i saj, aq më herët mund t'i ndërmerrni vetë masat parandaluese ose mjeku mund t'ju jape ndihmën e duhur përgjate shtatzënisë dhe lindjes.
Doktoreshë Murdolo
Amanda Henry është profesoreshë e asociuar në Obstetrikë dhe Gjinekologji në Universitetin e NSW si dhe Obstetër në Spitalin Publik St George dhe Spitalin Mbretëror për Gratë në Sidney.

Profesoresha Henry thotë se kontrolli i parë i shtatzënisë, që është një konsultim me një mjek të përgjithshëm (GP), duhet të bëhet brenda 10 javëve të para të shtatzënisë dhe jo më vonë se java e 14-të.

Ajo thotë se testet rutinë në shtatzëni përfshijnë:
  • ekografitë,
  • analizat e gjakut dhe urinës
  • teste të tjera si kontrolli i qafës së mitrës, kontrolli i tensionit të gjakut dhe kontrolli i shëndetit mendor
Kur një grua mëson për herë të parë se është shtatzënë, shpesh ajo shkon tek mjeku i përgjithshëm për ta konfirmuar këtë, dhe mjeku i përgjithshëm zakonisht bën një vlerësim fillestar.
Amanda Henry, Profesoreshë e Asociuar në Obstetrikë dhe Gjinekologji në UNSW.
Këto vlerësime paraprake zakonisht përfshijnë kontrollin e tensionit të gjakut të gruas shtatëzënë dhe nëse ajo ka ndonjë shqetësim që mund të ndikojë në shtatzëni.


Tek mjeku i përgjithshëm mund të bëhen gjithashtu analizat e gjakut dhe urinës gjatë vizitë të parë.

Më pas ata diskutojnë me gruan shtatëzënë opsionet e lindjes në qendrat e kujdesit publik ose privat.

Ekografite

Ekografitë e mëposhtme janë të zakonshme gjatë shtatzënisë:
  • 8–9 javë: ekografia fillestare
  • 11–13 javë: ekografia e tremujorit të parë 
  • 18-20 javë: ekografia morfologjike
  • Ekografite te tjera përvec këtyre mund të rekomandohen për shtatzënitë me rrezik të lartë dhe/ose për të mbajtur nën kontroll rritjen dhe mirëqenien e foshnjës.
Nje grua shtatëzanë duke bërë një ekografi
Ekzaminimi i rregullt mund të parandalojë komplikimet e hershme. Source: Getty / Getty Images/Chris Ryan
Profesoresha Henry thotë se e vetmi ekografi që udhëzimet australiane të kujdesit për shtatzëninë e rekomandojnë për çdo grua është ekografia e 18 deri në 20 javë.

Megjithatë, shumë gra bëjne gjithashtu ekografinë e fillestare dhe atë të tremujorit të parë.

Ekografia fillestare

Ky skanim fillestar tregon se si po përparon shtatzënia, nëse është në vendin e duhur, ose brenda mitrës apo jo - një gjendje që quhet shtatzëni ektopike.

Ekografia e tremujorit të parë

Ekografia e 11-13 javësh vjen me emra të ndryshëm: "skanimi i tejdukshmërisë neutrale", "skanimi i shqyrtimit të tremujorit të parë" ose "skanimi i hershëm i anatomisë", shpjegon Prof Henry.

“Qëllimi i përgjithshëm i kesaj ekografie është të ekzaminojë problemet e mundshme të kromozomeve, në veçanti Sindromën Down dhe gjithashtu të zbulojë që herët formimin e foshnjës, si per shembull zhvillimin e hershëm te trurit, veshkave, dhe të zemrës”, thotë Prof. Henry.

"Është një vështrim para kohe në shumë gjëra që do të shikohen më në detaje në skanimin 18 deri në 20 javë".
scan
Vetëm 50-65 për qind e të gjitha anomalive strukturore te foshnja mund të kapen në skanimin e javës së 20-të. Source: Getty / Getty Images/Karl Tapales

Skanimi morfologjik

Skanimi morfologjik është një skanim me ultratinguj që ekzaminon shumë zona të ndryshme brenda dhe rreth foshnjës, duke përfshirë:
  • shtyllën kurrizore
  • kokën dhe trurin
  • murin e barkut
  • zemrën
  • stomakun
  • veshkat dhe fshikëzën
  • krahët, duart dhe këmbët
  • placentën
  • kordonin e kërthizës, dhe
  • lëngun amniotik
Prof Henry thotë, në përgjithësi, vetëm 50 deri në 65 për qind e të gjitha anomalive strukturore te foshnja do të zbuloheshin në skanimin e javës së 20-të.


Ajo thotë se nuk ka asnjë test të vetëm, apo edhe një kombinim testesh, që mund të sigurojë me 100 për qind siguri se foshnja do të jetë e shëndetshme.
pregnant woman exam
Gratë shtatzëna që nuk flasin anglisht mund të kërkojnë një përkthyes gjatë konsultimeve të para lindjes. Source: Getty / Getty Images/sturti
Megjithatë, kujdesi i mirë para lindjes mund të ndihmojë në zbulimin dhe parandalimin e komplikimeve të hershme, madje edhe në parandalimin e lindjes së foshnjës në disa raste, thotë Dr Murdolo.
Ekziston një përqindje e caktuar e lindjeve të foshnjeve te vdekura që mund të parandalohet nga gjëra shumë të thjeshta që mund të bëjnë nënat, e që praktikuesit shëndetësorë mund t'i përcaktojnë që në fillim.
Dr Murdolo.
Kjo është diçka që prek veçanërisht gratë migrante, thekson ajo.

"Disa grupe te caktuara të grave migrante kanë normat më të larta të lindjeve të foshnjave të pajeta."

Gratë që nuk flasin anglisht mund të kërkojnë një përkthyes që t'i shoqerojë për gjatë të gjitha kontrolleve të tyre tek mjeku.

Protokollet janë të ndryshme në çdo shtet dhe territor, por në përgjithësi gratë që kanë nevojë për një përkthyes duhet të njoftojnë klinikën kur të rezervojnë një takim.

Shërbimi i përkthimit telefonik (Telefoni 131 450) ofrohet në të gjithë Australinë.

Share