Autoritetet kanë bërë thirrje për t’u mos shqetësuar pasi numri i rasteve të koronavirusëve të martën në Australi arriti në 100.
Sikurse rapoton CNN, COVID-19 deri me sot ka infektuar më shumë se 113,000 njerëz në mbarë botën dhe morri jetën e mbi 4,000 personave.
Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt u tha gazetarëve në Sidnej se COVID-19 është “një sfidë që godet një herë ne 50 vjet". Ai u bëri thirrje Australianëve që të jenë "të durueshëm dhe mirëkuptues".
"Tani ne po hyjmë në një periudhë që karakterizohet me më shumë kontakte me të infektuarit dhe si rezultat i kësaj më shumë njerëz që do të infektohen" tha ai.

"Ky është momenti, kur ne të gjithë në mënyrë kolektive duhet të mbështetim njëri-tjetrit. Kemi sfida që na presin por ne së bashku do i tejkalojmë."
Z. Hunt tha se nuk ka të ngjarë që njerëzit që janë rikuperuar do të jenë më të predispozuar për riinfektim.
"Këshilla që kemi marrë nga ekspertët mjekësorë është se shanset per t’u riinfektuar janë shumë të vogla."
Raportohet se deri te marten 10 mars, në të gjithë botën ka pasur më shumë se 114,000 raste të regjistruara me COVID-19 dhe më shumë se 4,000 vdekje.




