SBS Albanian

Një i ri shqiptar në krye të Bashkisë së Sheparton në Australi

SBS Albanian

Shane Sali - Mayor of Greater Shepparton.

Source: Shane Sali


Published 25 June 2022 at 6:08pm
By Majlinda Lulo
Source: SBS

Intervistë me Shane Sali Në programin tonë shpesh i kemi kushtuar vëmendje një qyteze rreth 200 km larg qytetit të Melburnit ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë.


Published 25 June 2022 at 6:08pm
By Majlinda Lulo
Source: SBS


Sheparton është një qendër ku përveç shqiptarëve lulëzojnë edhe kultura të tjera por shqiptarët janë një prej komuniteteve më të vjetra atje.

 

Shqiptarët në Sheparton e nisën udhëtimin e tyre të emigrimit rreth 100 vite më parë. Ata fillimisht vinin nga zona e Korçës. Tashmë në këtë qytet të bukur Australian ka rreth 3000 shqiptarë të lindur brenda dhe jashtë Australisë.

Advertisement
 

Fillimisht shqiptarët e Korçës ishin djem beqarë që kërkonin punë dhe arritën të punojnë në fermat e kësaj zone. Shpejt ishin në gjendje që të mblidhnin fonde të mjaftueshme për të sjellë familjet dhe për të blerë ferma që tani janë disa nga prodhuesit më të fuqishëm të frutave dhe perimeve në shtetin e Viktoria-s. Dhe me kalimin e kohës fëmijët e tyre të lindur dhe të edukuar në Australi filluan të punojnë dhe të japin kontribut edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë Australianë por të gjithë kanë ruajtur lidhjet e tyre familjare dhe me komunitetin e Sheparton.

Një prej tyre është edhe Shane Sali i cili sapo është emëruar Kryetar i Bashkisë së Sheparton. Shane është shqiptari i dytë që e mban këtë detyrë. Një prej parardhësve të tij është Dinny Adem i cili në një farë mënyrë ishte udhërrëfyes për Shane i cili edhe pse në moshë të re ka pas vehtes një pervojë të tërë profesionale në biznes. Këtë përvojë të gërshetuar më dëshirën dhe pasionin për t’i shërbyer komunitetit të tij shqiptar por edhe të gjithë komunitetit Australian në Sheparton, Shane ka në plan që ta përdorë për të sjellë ndryshime pozitive në qytetin e tij të lindjes dhe për t’a bërë Sheparton një qendër tërheqëse për turizmin dhe bisnezin.


Share