Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Dashuria për futbollin bashkon Shqiptaro -Australianet në turneun “Kupa e Shqipërisë 2016”

Albanain Cup 2016

Albanain Cup 2016 Source: N Rexhepi

Në ambientet e parkut sportiv në Keilor Park për tre ditë (28, 29 e 30 Tetor '16) u mbajt turneu Kupa e Shqipërisë 2016 një turne i organizuar nga Klubi Futbollistik North Sunshine Eagels.


Në këtë turne që kishte si synim afrimin e mëtejshëm të njerëzve me sportin e futbollit dhe në promovimin e fair play, morën pjesë 9 ekipe nga Melbourne dhe Sydney:

- Prespa- Shqiperia- Kosova- Ulqin- Keshava Bears- Shkendija- Sydney Illyria- Ostrec -Albanian Genuine Gym

Finalistet
Kupa e Shqiperise 2016 Source: N Rexhepi

Ky turne u ndoq me shumë interes nga tifoz të cilet herë pas here duartrokisnin veprimet e bukura dhe golat e shenuar nga futbollistët.

Topi ne ajer
Kupa e Shqiperise 2016 Source: N Rexhepi

Pjesëmarrës në turne ishin edhe dy futbollist të njohur Fadil Murriqi dhe Arian Xhumba të cilët thanë se ka ardhur koha e krijimit te Akademisë së Futbollit Shqiptar në Australi.

Futboll Kupa e Shqiperise 2016
Futboll Source: N Rexhepi

Kupa e Shqiperise 2016 nuk do të ndalet këtu. Turneu tashme eshte bere një aktivitet i përvitshëm dhe ideja është që në të ardhmen të marrin pjesë edhe ekipe tjera nga e gjithe Australia.

Kupa e Shqiperise 2016 e ardhmja
Kupa e Shqiperise 2016 Source: N Rexhepi

Ne finale u takuan Prespa v Shqiperia 2:1

Ky eshtë viti i dytë resht që Presa fiton Kupen e Shqiperise.

Prespa Feston Kupa e Shqiperise 2016
Kupa e Shqiperise 2016 Source: N Rexhepi


Share