Mediat Australiane e kanë quajtur interpretimin e saj mbresëlënës, plot kontrol dhe finesë dhe kur mbyllet sipari, ne Sydney Opera House, publiku Australian ngrihet në këmbë për të duartrokitur zërin shqiptar.
E veshur në ngjyrë të kuqe, Ermonela përulet përpara publikut që ekzaltohet nga emocioni dhe talenti që përcjell ajo.
Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor në operën e Gaetano Donizettit “Anna Bolena” në premierën e këtij produksioni të ri, që filloi në Opera House në 2 Korrik, për të vazhduar shfaqjet në datat 17, 20, 23 dhe 26 Korrik.
E ndonëse tani është në fronin e nderit të operës botërore, Ermonela është e lidhur ngushtë me Shqipërinë.
Ajo është e përkushtuar ndaj mbështetjes së talenteve shqiptarë kudo që ata jetojnë.




