Nene Tereza nderohet nga te gjithe, por kesaj radhe kjo krenari u shpalos shume bukur gjate Pashkeve Katolike ne nje qytet te Australise se larget.
Adelaide ne shtetin e Australise Jugore eshte banesa e shume shqiptareve te cilet jetojne ketu dhe japin kontributin e tyre si pjese e komunitetit Australian. Ky komunitet ka formuar nje shoqate katolike te quajtur Nene Tereza.

Source: Tonin Pecaj
Shoqata apo Shoqnia sic e quajne anetaret, i pati fillesat ne Qershor te vitit 2015. Kryetari i saj Tonin Pecaj tregon se qellimi kryesor i Shoqates Katolike Shqiptare ‘Nene Tereza’ eshte bashkimi i emigranteve Shqiptare, zhvillimi i aktiviteteve te ndryshme me karakter atdhedashurine dhe promovimin e vlerave Shqiptare ne Australi.
Ne kete interviste ne biseduam me Zotin Tonin Pecaj rreth ngritjes se statujes te Nene Terezes ne Adelaide ne Prill 2022 dhe aktiveteve qe u zhvilluan me kete rast.