Armand Bora, eshte regjisor shqiptar, autor i shume veprave dhe produksioneve ne teater, opera, kinema dhe televizion.
Per here te pare ne Australi, ai sjell per publikun vepren e tij “Ata hyjne pa trokitur”, nje rikthim dhe analize te nje sistemi te kaluar por perseri te gjalle ne psikozen shqiptare.
Personazhet e vepres “Ata hyjne pa trokitur” jane dy intelektuale, burre dhe grua qe e gjejne veten ne atmosferen e diktatures komuniste.
Rolet interpretohen nga aktoret Hana Vraniqi dhe Cory Corbertt.
Armand Bora, Hana Vraniqi dhe Cory Corbertt jane te ftuarit e sotem ne studio.

Sinospsis
Historia e vepres “Ata hyjne pa trokitur” eshte historia e nje çifti intelektualesh te izoluar brenda ambienteve te shtepise se tyre ne kerkim te pjeses se fajit. Ne kete kerkim i kthehen dhe rikthehen jetes se tyre duke e pare dhe analizuar, per te gjetur gabimin. Kjo jete, e cila del nga kujtesa ashtu siç edhe ata futin dhe nxjerrin nga valixhja plaçkat (rrobat) e tyre qe i kane bere gati per t’i marre me vete, per te shkuar ne kampet e perqendrimit, kalon si nje film perpara spektatorit, me te gjitha ngjyrimet e tij, duke nisur nga situatat komike, e duke perfunduar tek ato me dramatiket. Personazhet e vepres “Ata hyjne pa trokitur” jane dy, burri dhe gruaja qe interpretohen perkatesisht nga aktoret Hana Vraniqi dhe Cory Corbert. Burri eshte artist, instrumentist ne profesion. Njeri sensibel me ndjeshmeri te larte, qe ne raport me gruan e lidh qe pasioni i nje dashurie sublime dhe deri ne bezdisjet me te vogla te nje jete banale, qe ata bejne. Gruaja edhe pse nuk ka nje profesion te percaktuar, eshte kthyer ne simbol te bukurise fizike dhe asaj shpirterore. Ajo e perjeton dyfish kete presion edhe shpirterisht dhe si dhune ndaj fizikut te saj.




