Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Kërkohet që në samitin e ASEAN-it Turnbull të flasë për të drejtat e njeriut

Nguyen Xuan Phuc

Vietnam's Prime Minister Nguyen Xuan Phuc and Australian PM Malcolm Turnbull in Canberra. (AAP) Source: AAP

Organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut kërkojnë nga Kryeministri Malcolm Turnbull që në samitin e lidereve të Azisë Juglindore (ASEAN) që zhvillon punimet në Sydney të ngre zerin ndaj atyre udhëheqësve aziatiko-jug-lindor që dyshohet se janë përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut.


Liderët e Azisë Juglindore janë mbledhur në Sydney këtë fundjavë për të diskutuar tregtinë dhe luftën kundër terrorizmin.

Asociacioni i Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN)  është një organizatë rajonale ndërqeveritare e përbërë nga dhjetë vende të Azisë Juglindore që promovon Pan-Aziatizmin dhe bashkëpunimin ndërqeveritar.

Vendet Anëtare:

Indonezia, Tajlanda, Vietnami, Singapori, Malajzia, Filipinet, Kamboxhia, Myanmar (Burma), Laosi dhe Brunei.

 

Themeluar: 8 gusht 1967

 

Selia e ASEAN-it:  Jakarta, Indonezi

 

http://asean.org/ 


Share