Rëndohet gjendja në Ukrainë

ukraine.png

Source: AFP / DANIEL LEAL/AFP via Getty Images

Luftimet në Ukrainë kanë arritur në kryeqytetin Kiev pasi vendet perëndimore vendosën më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe lidershipit Rus.


 

Presidenti i Ukrainës i ka lavdëruar Ukrainasit për "rezistencën heroike ndaj agresionit të Rusisë".

 

Ndërkohë, presidenti rus përdori një fjalim televiziv për të bërë thirrje për një ndryshim në udhëheqjen e Ukrainës, duke iu referuar procesit si "denazifikimi" i vendit.


Share