Nuk eshte habi atehere qe shume familje preferojne qe te dalin nga lista e pritjes dhe te bejne kerkesa per nje vize qe ne fakt kushton shume.
Shume persona qe kane bere kerkese per vize per prinder presin gjate. Nje vize per prinder ne Australi mund te marre 2 deri ne 30 vite per tu miratuar.
Dy jane llojet e vizave: me kontribut dhe pa kontribut financiar.
Vizat pa kontribut jane edhe me te lirat por per to ekziston nje liste pritjeje prej gati 30 vitesh. Kurse vizat me kontribut jepen brenda dy vitesh por ne te njejten kohe kushtojne shume.
Agjenti per emigracionin Zeke Bentley shpjegon ndryshimin .
PARENT01 Zeke Bentley 18”
“Ndryshimi kryesor eshte pagesa. Sa mundesi keni qe te paguani? Ka nje rruge te ngadalte dhe nje rruge te shpejte. E ngadalta eshte shume e ngadalte: 18 deri ne 30 vite. E shpejta kushton 45 deri ne 55 mije dollare per prind, nje shume e madhe kjo dhe per kete arsye shume zgjedhin rrugen e ngadalte.
Vizat pa kontribut kushtojne rreth $3,900 per aplikantin kryesor dhe rreth $2,000 per bashkeshortin. Prinderit qe bejne kerkese ne Australi mund te qendrojne aty derisa te miratohet viza.
PARENT02 Zeke Bentley 17”
Jepen viza te perkoheshme kur Departamenti i Imigracionit ka nevoje per kohe per te shqyrtuar kerkesen per vize. Kjo ndodh per shkak se ky departament nuk miraton nje numer te madh vizash ne vit.
Por sipas Zeke Bentley, edhe pse keto viza jane me te lira, ato kane rreziqet e veta.
PARENT03 Zeke Bentley 8”
“Problem kryesor eshte kriteri i shendetit dhe i gjendjes penale. Kritere qe duhet te permbushen jo vetem ne kohen e berjes se kerkeses por edhe ne momentin kur vendoset dhenia e vizes.
Meqenese qe nga koha e berjes se kerkeses e deri ne vendim kalon kohe, ka prinder qe edhe semuren.
PARENT04 Zeke Bentley 24”
“Pas 20 vitesh ne pritje ata te thone se jane gati qe te te jepin vize, dhe te kerkojne qe te besh kontrollet mjeksore. Nderkohe te duhet te marresh siguracione shendetesore por ndodh qe edhe semuresh dhe ne momentin qe nuk ploteson kriterin shendetesor, atehere viza refuzohet dhe pas kaq kohesh priteteje te duhet t’i japesh vizes lamtumire.
Nderkohe vizat me kontribut jepen me shpejt por kushtojne gati 47 mije dollare per secilin prind. Keto jepen brenda dy vitesh.
PARENT05 Zeke Bentley 22”
“Keto viza sjellin banim te perhershem dhe pas dy vitesh ke te drejte te marresh pension, sigurime shendetesore nga shteti. Te jepet nje vize qe nuk ta heq kush dhe me ane te saj ke te drejte qe te marresh edhe nenshtetesine Australiane. Per keto arsye nganjehere ia vlen qe te paguash gati 50 mije dollare por ke te gjitha perfitimet e tjera dhe si mundesi eshte me e sigurt.
Por jo te gjitha familjet kane mundesi qe te paguajne 100 mije dollare per te sjelle prinderit ne Australi.
Per kete ekziston mundesia e trete.
Agjenti i emigracionit Lakmal Isuru Yapa nga Brisbane thote:
PARENT06 Lakmal Isuru Yapa 27”
“Ne se prinderit jane ne moshe te re, ata mund te bejne kerkese per nje vize te perkoheshme qe kushton rreth 29,130 dollare per prind. Me pas prinderit vijne, kane mundesi qe te jetojne ne Australi per dy vjet me te drejten per te marre Medicare dhe kane te drejte qe te punojne me te drejta te plota. Ata mund te punojne dhe te paguajne koston e vizes qe kane marre si edhe ate te vizes se perhershme.
Te gjithe prinderit duhet te sponsorizohen nga nje shtetas Australian ose person me vize te perhershme.
Agjenti i Emigracionit Zeke Bentley shpjegon.
PARENT07 Zeke Bentley 8”
“Personi qe ben sponsorizimin duhet te kete jetuar ne Australi per te pakten 2 vjet. Personit i duhet qe te tregoje me ane te dokumenteve qe vertet jeton ketu ”
E nderkohe ne listen e pritjes presin rreth 40 mije prinder dhe meqenese Departamenti i Imigracionit jep vetem 1500 viza per prinder ne vit, lista shkon deri ne 30 vite pritjeje.
Nderkohe qe viza me kontribut ka rreth 7175 vende ne vit. Per to departamenti deklaron se lista eshte 12-24 muaj priteje.



