Eshte nje dite e cila kishte per qellim qe t’u jepte te gjithe personave Indigjene me shume barazi dhe ne te njejten kohe te forconte marredhenien mes tyre dhe Australianeve te tjere.
Tema kete vit eshte ‘ Jemi se bashku'.
Java Kombetare e Pajtimit mbahet nga data 27 Maj deri ne 3 Qershor dhe ajo i dedikohet marredhenies dhe respektit te ndersjelle mes popullit indigjen dhe banoreve te tjere te Australise.
Te gjithe Australianet jane pjese e kesaj jave. Ketu te gjithe Australianet kane mundesine qe te mendojne per historine dhe kulturen e popullit Indigjen, te njohin dhe pranojne historine e lashte te ketij populli perpara dhe pas kolonizatoreve.
Sipas te dhenave arkeologjike, populli Indigjen ka jetuar ne Australi per me shume se 50,000 vite. Ardhja e europianeve ndikoi ne jeten e tyre. Praktikat e kolonizatoreve shpesh sollen pasoja serioze dhe jane shkaku kryesor i pabarazise qe ekziston sot.
Cila eshte historia e popullit indigjen?

20 years of reconciliation – Reconciliation Australia Source: Getty Images
1932 William Cooper themelon Lidhjen e Australianeve Indigjene. Kjo Lidhje mblodhi me shume se 2000 nenshkrime si pjese te nje peticioni i cili i bente thirrje kryeministrit te asaj kohe Joseph Lyons dhe Mbretit George VI qe te punonin per te drejten e popullit Indigjen per te ruajtur racen dhe kulturen nga zhdukja.
1948 Kodi i Shtetesise dhe Kombesise futi ne kategorine e ‘Nenshtetesise Australiane’ te gjithe Australianet, perfshire ketu edhe personat indigjene qe deri atehere vuanin nga diskriminimi ligjor ne te gjitha nivelet e qeverisjes.
1971 Neville Thomas Bonner ishte personi i pare me origjine Indigjene qe u zgjodh si Senator ne Queensland.
1977 Patrick Dodson u be kryetari themelues i Keshillit per Pajtimin Indigjen i cili luftoi per me shume bashkim mes Indigjeneve dhe Australianeve. Ai njihet si babai i Pajtimit Kombetar.
1985 Uluru ne Australine Qendrore u kthehet Pronareve Autoktone.
1992 Gjykata e Larte Australiane njeh Pronesine Autoktone ne ne vendimin Mabo deklaron se koncepti i terra nullius ishte i gabuar.
Po ne kete vit, ish Kryeministri Paul Keating mban fjalimin e tij te ashtuquajtur ‘Redfern Speech’ ne te cilin pranoi se personat indigjene vuanin nga efektet shkaterrimtare te asimilit dhe rembimit te femijeve te tyre.
1995 Qeveria Australiane njohu zyrtarisht flamujte e pupollit Aborigjen dhe atij te Ishujve Tores Strait.
2008 Ish Kryeministri Kevin Rudd u kerkoi falje personave te Brezit te Vjedhur – femijet e te cileve ishin marre me dhune nga familjet e tyre per tu rritur nga familjet Europiane. Shume prej tyre nuk u bashkuan asnjehere me prinderit qe i linden.