E meqënëse këtë vit mbahen zgjedhjet e përgjithshme federale, nuk ka dyshim që buxheti është një prej armëve më të fuqishme në luftën për të mbajtuar pushtetin edhe për tre vitet e ardhshme.
Partia Laburiste thotë se kostoja e jetesës është rritur dhe planet e qeverisë nuk po funksionojne.
Kjo edhe pse ekonomia është në gjendje të mirë me papunësi të ulët dhe përfitime të larta për shkak të rritjes së çmimeve të burimeve natyrore. Sipas tyre inflacioni dhe pasiguria në rang global janë sfida serioze për Australinë.




