Mundesi per Australine - Sahit Prizreni

aap

aap Source: AAP

Mundesi Sahit Prizreni ka marre pjese edhe here te tjera ne aktivitete te rangut olimpik, por nen flamurin shqiptar. Kurse ne daten 21 Gusht, ai perfaqeson Australine ne kete sport. Ne Shqiperi, 33 vjecari Sahit Prizreni eshte legjende- tani ai shpreson qe te behet legjende edhe per sportin Australian. "Medalja Olimpike edhe e vetmja medalje qe me mungon dhe per mua do te ishte qershia mbi torte. Mendoj se ne keto lojra olimpike mund te fitoj." Prizreni eshte krenaria e sportit shqiptar me nje numer fitoresh ne aktivitete nderkombetare. Pas fitoreve ne Lojrat Olimpike te Athines ne 2004, ai u zgjodh si flamurmbajtesi i Shqiperise ne Pekin. "Mbajta flamurin dhe per mua ishte dicka e paharuar por tani jam ketu dhe i perkas Australise". Sahiti u be shtetas Australian ne vitin 2014. "Politika dhe sporti nuk perputhen dhe mendoj se ky ishte problem. Sportit ne Shqiperi i kam dhene 20 vite nga jeta ime. Kam bere shume per sportin e mundjes aty, dhe tani ka ardhur koha per ta pranuar vendimin qe kam marre." Trajeni dhe legjenda Australiane, 84 vjecari Sam Parker po stervit Sahitin dhe ai thote se ka pare shume mundes ne karieren e tij, po asnje prej tyre nuk krahasohet me Prizrenin. Prizreni shpreson qe jo vetem te beje te njohur veten e tij si mundes por edhe Australine si vend kampionesh ne mundje. "Ate qe ben nje atlet nuk e ben dot nje politikan. Vendin e promovon jashte mase nje kampion sporti."



Share