Shpejtesia me te cilen jane zhvilluar vaksinat ka befasuar pjesen me te madhe te botes.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kane dhene aprovim emergjent per vaksinen Pfizer/BioNTech dhe tani edhe per vaksinen Moderna (ne SHBA). Vaksinimi tashme ka filluar ne keto shtete.
Tani qe infeksionet me virusin korona kane filluar te regjistrohen perseri ne Australi, shume pyeten se kur do nise vaksinimi ne Australia?
Qeveria federale ka siguruar australianet se vaksina do jete disponueshme per te gjithe banoret dhe tashme ka filluar me pergatitjen e nje plani gjitheperfshires per shperndarje te vaksines ne tremujorin e pare te 2021, por asgje tjeter me konkretisht nuk eshte bere e ditur. Kjo eshte ajo qe dime deri me tani.
Pse Australia nuk e ka aprovuar ende nje vaksine?
Epidemiologu i Universitetit te Australise Jugore Profesor Adrian Esterman tha se pergjigjja eshte e thjeshte: nuk ka nevoje te ngutemi.
Ai tha se eshte e rendesishme te kujtojme se vaksina Pfizer/BioNTech ne Mbreterine e Bashkuar dhe SHBA ka marrë vetem "aprovimin e urgjences", qe do te thote se faza e trete e provave nuk ka perfunduar ende, por kerkesa eshte shume e madhe per te pritur.

Allergic reactions to the Pfizer/BioNtech vaccine are said to be incredibly rare. Source: Photonews
"Eshte e pazakonte te marresh aprovimin urgjent por per shkak se vendet si Britania e Madhe dhe SHBA jane ne situata kaq te tmerrshme me COVID-19, ata me te vertete nuk mund te prisnin dhe ketu ata kane te drejte", tha ai.
Kur do të fillojë vaksinimi Australia?
"Autoriteti rregullues [Administrata e Mallrave Terapeutike - The Therapeutic Goods Administration] me shume do te deshironte te priste dhe merrte rezultatet e plota te proves, t'i vlersonte me kujdes, t'i jepte aprovimin dhe pastaj te filloj vaksinimin," tha Profesor Esterman.
Ai pret që aprovimi per vaksinen Pfizer/BioNTech te merret ne mars te 2021.
Kush do e marre vaksinen i pari?
Ushtruesi i detyres se shefit te sherbimeve mjekesore ne Australi Paul Kelly ka konfirmuar se çdo vaksine do administrohet sipas grupeve prioritare, perparesi do kene te moshuarit dhe ata persona me probleme te renda shendetesore.
Ai tha se ata me rrezik te rritur te ekspozimit ndaj virusit, siç jane punetoret shendetesore dhe ata qe perkujdesen per te moshuarit, do te jene te dytet ne liste, te ndjekur nga punotoret e sherbimeve te urgjences dhe punetoret thelbesore.
Ne cilat vaksina kandidate ka investuar Australia?
Pas vendimit per te braktisur kandidatin e vaksines te Universitetit te Queensland-it, qeveria Australiane tani ka tre mundesi. Te gjitha me gjase kerkojne dy doza per secilin person dhe duhet të mbulojne nje popullsi prej 25 milion e me shume.
• AstraZeneca

Source: SBS News
“Kjo vaksinë eshte ajo qe ne e quajme ‘vektor viral’. Perdor nje virus te shimpanzes, i cili eshte i pademshem, per te na infektuar dhe me pas kjo ‘sjell’ vaksinen ”, tha profesori Esterman.
Kompania Australiane e bioteknologjise CSL eshte zotuar te prodhoj 50 milion doza te kesaj vaksine ne Melburn. Kompania tashme ka filluar procesin e prodhimit por duhet te prese qe AstraZeneca te marre miratimin e rregullatorit australian para se vaksina te mund te administrohet.
• Novavax

Source: SBS News
‘Eshte ajo që Profesor Esterman tha se quhet "vaksine proteine", nje metode e provuar qe ai pret të miratohet pas vitit te ri. "Ata sapo filluan provat e fazes se trete ne shtator," tha ai.
"Pra perseri, kjo nuk do te jete ne dispozicion te pakten deri ne maj ose qershor te 2021." -shprehet profesori.
Pfizer/BioNTech

Source: SBS News
Por edhe nese kjo vaksine provohet se pari efektive, me nevojen per dy doza, vetem pese milion australiane do te kene qasje ne te.
Nenpresidenti i Shoqates Mjekesore Australiane Dr Chris Moy tha se strategjia e qeverise federale per te siguruar marreveshje te shumta ishte jetike.
"Sinqerisht, qeveria eshte perpjekur te mbroje te gjithe australianet dhe ka investuar ne te gjitha vaksinat te cilat kishin gjasa te sjellin sukses", tha ai. "Nuk ishte e mundur te kishim nje strategji" te gjitha vezet ne nje shporte ".
A eshte e veshtire te ruhet vaksina Pfizer?
Po. Duhet të ruhet ne rreth minus 70 grade Celsius ne çdo kohe duke e bere pak me komplekse perdorimin e kesaj vaksine.
“Duhet te ruhet ne kontejnere te veçante. Pak si eskies (frigorifer mobil), por qe mbajne azot te lengshem qe e mban ate jashtëzakonisht te ftohte, ” tha profesori Esterman.
I pyetur nese ai mendon se Australia mund ta trajtoje kete sfide shtese logjistike, ai tha: "mund te behet".

The Pfizer/BioNTech vaccine must be kept at very cold temperatures. Source: Getty
“Pfizer do ta dergoje ate ne te gjithë Australine ne keto ‘eskies’ (frigorifer) te vecant, kjo mund duhet te menaxhohet lehtesisht ne Australi. ”
‘mRNA’ vaksinat, si eshte vaksina Pfizer/BioNTech nuk mund te prodhohen ketu ne Australi sepse ajo perfshine nje lloj te ri te teknologjise.
Çfare mendojne australianet, a do pranojne te vaksinohen?
Qe fushata e vaksinimi te jete e suksesshme, shumica derrmuese e popullesise duhet te jet e mireinformuar dhe e gatshme per te marre vaksine.
Mjeku familjar ne Melburn Dr Abhishek Verma tha se pasi ai kaloi pjesen me te mire te vitit duke iu pergjigjur shqetesimeve te pacienteve te tij rreth COVID-19 ai tani po perpiqet te heq nga mendja e pacienteve mitet dashakeqe per vaksinen e mundshme.
"Ne kemi pasur shume pyetje ne lidhje me vaksineb, a eshte e sigurt? A do te jete e detyrueshme? A do eshte potencialisht e rrezikshme?" tha ai.
Ne nentor, nje sondazh i Universitetit Kombetar Australian anketoi 3.061 te rritur Australian. Te gjeturat tregojne se 58.5 per qind u pergjigjen se ata patjeter do vaksinohen. Gjashte perqind thane se ata nuk do pranojne te vaksinohen, te tjetet ishin ende te pa percaktuar.
A do te perfshihen te gjithe ne vaksinim?
Dr Verma tha per grupe te caktuara te migranteve, pengesa gjuhesore dhe mungesa e opsionit te ‘pershtatshem kulturor’ te kujdesit shendetesor do te thote se ata shpesh lihen anash.
"Ata kane qene tradicionalisht gjithmone ne nje menyre te padrejtuar dhe me veshtesi per t'u perfshire ne praktiken e pergjithshme te kujdesit primar," tha Dr Verma. "Keshtu qe une mendoj se ata do te kene pengesa specifike, sepse ata mund te jene me te prirur te keqinformohen nese nuk marrin informacion nga burime te sakta ".
Departamentet e qeverise shteterore dhe federale jane kritikuar gjate pandemise per gabime ne komunikimin me komunitetet e ndryshme kulturore dhe gjuhesore te Australise. Nga informacioni i perkthyer dobet e deri te mungesa e konsultimit me perfaqesuesit e tyre ka drejtuan disa migrante drejt burimeve jozyrtare per informacion ne lidhje me virusin.
Adel Salman, nje zedhenes i Keshillit Islamik te Victorias tha se "shume keqinformim [rreth vaksines] po ndodh ne internet" dhe se luftimi i dezinformatave rreth vaksines nuk eshte vetem nje sfide me te cilen perballen komunitetet pakice te Australise, por e gjithe popullsia.
"Une mendoj se eshte me te vertete e rendesishme qe mesazhet e duhura te promovohen ne menyre efektive sepse do te kete shume perhapje te frikes (mosinformim), dhe do shperndahen shume teori konspirative", tha ai.
Ai po i ben thirrje qeverise federale te filloje nje fushate informacioni para fillimit te vaksinimit.
Nje zedhenes i Ministrit te Shendetesise Greg Hunt i tha SBS News se qeveria "do te vazhdoje te konsultohet dhe te kerkoje keshilla dhe rekomandime nga organizatat kulmore multikulturore dhe palet tjera te interesuara rreth COVID-19, perfshire ketu edhe zhvillimin dhe shperndarjen e vaksines dhe strategjine e komunikimit me te gjithe australianet" .
Qeveria sapo ka themeluar Grupin e saj Keshillimor Shendetesor COVID-19 te Komuniteteve te Ndryshme Kulturore dhe Gjuhesore i cili u takua per here te pare ne dhjetor.
Çfare komplikimesh mund te presim?
Profesor Paul Griffin, nje ekspert i semundjeve infektive ne Universitetin e Queensland-it, tha se vet procesi i vaksinimit ne Australi mund te jete i komplikuar.
"Une mendoj se logjistika, si dhe hezitimi per t’u vaksinuar, jane dy çeshtjet kryesore me te cilat do te perballemi gjate vaksinimit. Une nuk jam i sigurt se kemi bere sa duhet per te adresuar asnjeren prej tyre akoma," tha ai.
A do te funksionojë vaksina?
Dr Moy tha se duhet te kete me shume qartesi ne qellimet afatshkurtra kundrejt atyre afatgjata te programit te vaksinimit.
"Vaksina ka efekt ne aspektin e ndalimit te sëmundjes, por per momentin nuk jemi te sigurt se a parandalon ajo te infektoheni prap ose qe te t’i infektoni te tjeret’, tha ai.
“Ne jo vetem qe po perpiqemi te mbrojme individin por ne jemi duke u perpjekur qe ta ndalojme perhapjen e virusit ne komunitet. Ne pergjithesi ka shume gjera te mire qe sjell vaksina dhe ka disa gjera qe nuk jane percaktuar ende, te tilla si - sa zgjasin ato (vaksinat). ”
Kur do te dime me shume?
Profesori Kelly tha se detajet e plota ne lidhje me vaksinimin ne Australi do te bëhen publike ne janar te 2021.
People in Australia must stay at least 1.5 metres away from others. Check your jurisdiction's restrictions on gathering limits. If you are experiencing cold or flu symptoms, stay home and arrange a test by calling your doctor or contact the Coronavirus Health Information Hotline on 1800 020 080.
Please check the relevant guidelines for your state or territory: NSW, Victoria, Queensland, Western Australia, South Australia, Northern Territory, ACT, Tasmania.